OPINION: I rëndësishëm ndërtimi i shtetit funksional, zhbërja e gjykatës nuk duhet të jetë temë

0

Kosova sot ka para vetës punë më të mëdha për të bërë se sa të merret me zhbërjen e Gjykatës Speciale, para nesh sot paraqiten sfida tjera të cilat janë jetike për vendin, zhvillimi i vendit, zbatimi i ligjeve, gjyqësi të pavarur, lufta e pa kompromis ndaj krimit të organizuar.

Sfidë e nevojë emergjente për Kosovën është lëvizja e lirë dhe lëvizja politike e cila duhet të ketë vetëm një qëllim, ndërtimin e shtetit funksional i cili do të ndërtohet në bazë të vlerave.

Sa i përket pretendimeve se dikush nga pjesëtarët e UÇK-së ka shkel betimin kjo mbetet të shihet, nëse ka ndodhë nuk është dashtë të ndodhë,”thyerja e betimit të dhënë nga ai pjesëtar i cili është betuar se do të bëjë luftë për lirin e popullit të vetë, luftë kundër shtetit okupator serb, luftë për ta çliruar popullin nga burgu më i madh në Evropën e pas luftës së dytë botërore” mund të jetë vetëm një GABIM, kjo kurrsesi nuk do të ketë sukses ta zhbëj luftën e drejtë të UÇK-së, nëse ka ndodhë GABIMI, ashtu siç u ka ndodhë edhe ushtrive më profesioniste në botë, kjo kurrsesi nuk mund ta zhbëj luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aq sa ishte e drejtë lufta e Nato-s kuadër forcave serbe aq ishte e drejt e lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thirrja parashikuese e z.ADEM DEMAÇI

Por e kam edhe një përkujtim për të gjithë ata të cilët nuk e dëgjuan fjalën e Legjendës sonë Kombëtare, Heroit tonë të gjallë, pa dyshim fjalët e njeriut më humanitarë në botë, vllaut tonë të dashur, të madhit dhe të pa përsëritshmit, parashikuesit z. ADEM DEMAÇI, ai në ditët e para të pasluftës, në tubimet historike të cilat u mbajtën anembanë Kosovës pati bërë një THIRRJE, le ti përkujtojmë fjalët e tij dhe do ta shohim se si prijësi ynë e tregoi rrugën të cilën duhet ndjekur ne, ATA TË CILËT ATO DITË U BËN TË SHURDHËR TANI MUND TË ZHGËNJEHEN, KJO MUND TË NDODHË.

Autor: Behram Behluli

Anëtar i Shtabit të UÇK-së Zona Operative e Llapit

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu