OPINION: PDK, parti e pushtetit, për reformë e zgjedhje të mirëfillta i vetmi shpëtim OPOZITARIZMI!

0

 PDK, parti e pushtetit, për reformë e zgjedhje të mirëfillta i vetmi shpëtim OPOZITARIZMI!

Partia Demokratike e Kosovës,parti e formuar pas Luftës Çlirimtare të Kosovës si bazë për ndërtimin e saj kishte brumin e Lëvizjes Kombëtare e ndërtuar dhe e shtresuar gjatë gjithë kohës së Okupimit Jugosllav(Serb).

Nuk kishte se si të ndodhte  ndryshe sepse edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli si rezultat i këtyre përpjekjeve të pareshtura për lirinë e vendit,rrethanat e reja të pasluftës krijuan kushte të reja të veprimit e kjo solli deri te rigrupimi i njerëzve të cilët padyshim se dhanë shumë për vendin,shumë aktivist të Lëvizjes e shumë luftëtar të mdhenjë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e shumë aktivist të cilët e ndihmuan Luftën Çlirimtare u rreshtuan në partin e cila mori emrin Partia Demokratike e Kosovës.

Themelimi i sajë në Kosovë ndryshoj skenën politike,vendi tani kishte edhe një alternativ politike përveç LDK-se e cila deri në atë kohë ishte partia me ndikimin më të madh në popull,kjo ishte një punë e mirë e domosdoshme dhe e shëndetshme për demokracinë.

PDK dhe zgjedhjet e para të pasluftës,

PDK si parti e cila ishte në fazën e shtrirjes dhe në kërkim edhe të kuadrove të cilat do të përfaqësoheshin në parti nga profilet e ndryshme të shtresave popullore e intelektuale nuk pati kapacitet ti fitoj zgjedhjet e para të lira të pasluftës,kjo humbje padyshim se krijoj zhgënjim të madh tek anëtarësia e saj për të cilën mund të themi se kryesisht ishin anëtar entuziast të cilët nuk kishin idenë e organizimit të mirëfilltë partiak dhe të krijojnë kushte të favorshme për të mposhtur një parti si LDK-në e cila kishte përvojë të madhe në organizim,kjo kur ti shtojmë edhe keq bërjet e pas luftës në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kishte se si të ndodhte ndryshe  fundi këtyre zgjedhjeve, përveç se humbjes.

PDK- në qeveri

U bë si u bë PDK pas shumë vitesh pune dhe angazhimi u bë fituese e zgjedhjeve,kjo ndodhi vetëm atëherë kur LDK humbi liderin e sajë z.Ibrahim Rugova,problemet e brendshme të LDK-së dhe puna e liderit të PDK-së z.Hashim Thaçi e prunë PDK-në në pozicionin e partisë së par në nivel vendi.

PDK kishte qeverinë tani në dorë mbijetoj duke shembur Qeveri pas Qeverie,kjo si duket PDK-ne e vendosi në rangun e partnerit të cilit nuk duhet ti besohej,prishja e kooliconeve si duket ishte strategji e Hashim Thaçit që partnerët dhe kundërshtarët politk të mos kenë mundësinë të stabilizohen kështu ishte edhe kështu mbeti deri sa ishte Hashim Thaçi kryetar i PDK-së.

PDK-me Kadri Veselin,

Kadri Veseli u zgjodh kryetar i partisë pasi që  Hashim Thaqi u zgjodh President i vendit,edhe në PDK por edhe tek partnerët në qeveri por edhe tek opozita kishte filluar të mendohej se Veseli po punon për të kthyer besimin se PDK është partner i sigurt në qeverisje,por kjo si duket ishte vetëm përshtypje ,pa asnjë arsye edhe ky vendosi si pasardhësi të prishi kooalicinin me LDK-në, me arsyetimin se vendi ka nevojë për lider të cilët marrin vendime të mëdha e për këtë duhen pra lider të guximshëm.

Gabimet e mëdha prej lideri

Gabimet e mëdha në veprimet politike treguan se lideri i PDK-së, nuk është lider i cili me gjakftohtësi i matë veprimet politike,veprimet e tija treguan se edhe këshilltarët i ka sa për dekor,apo ndoshta lideri i PDK-së nuk konsultohet me askënd,kjo u vërtetua me vendimet e pamatura si:

Prishja e koalicionit për demarkacionin(bërja e koalicionit me atë që kauzë pikërisht kishte demakrcionin)

Veprimi i ngutshëm e i pa menduar që të pranoj një kandidat tjetër për kryeministër(pasi që anëtarësia e PDK-së ishte mobilizuar për kandidaturën e vetë)

Formimi i listës për kandidatët për deputet të Kuvendit të Republikës la jashtë listës së paku 50% të kandidatëve të mundshëm të PDK-së(kjo ishte humbje e madhe për angazhim në teren dhe kjo kthehet në rezultat shumë të dobët për sigurimin e votave për partin në kuadër të koalicionit)

Ndarja e pushtetit fiasko për PDK-në,PDK ka krye parlamentarin i cili duhet të kujdeset për rend e rregull në mbledhjet e Kuvendit ,z. Kryeministër për dekor,për ministri mos të flasim fuqia e PDK-së në koalicion është 0

Shpëtimi PDK në opozitë

Ka dhe shumë për të thënë por një është e sigurt këto veprime të PDK-së kanë vetëm një arsye,dëshira e madhe për pushtet,dhe mos guximi intelektual për të vendosur për të shkuar në OPOZITË,

Kjo ndodhë në PDK sepse klanet e interesit të shtresuara për shumë kohë si në parti ashtu edhe në institucione nuk mund ta shohin vetën jashtë sepse frikohen për të ardhmen personale .

Edhe reformat në parti nuk do të kenë kurrfarë suksesi nëse PDK është në pushtet,sepse klanet brenda PDK-së të cilat kanë pushtet prapë se prapë do të dirigjojnë zgjedhjet në parti duke joshur …..

Për reformë nuk dyshoj fare s’do të ketë nëse PDK gjatë kohës së zgjedhjeve partiake do të jetë në pushtet,këto do të jenë zgjedhje pa kritikë,pa kritere e pa kundër kandidat,nëse kësaj i thuhet reformë mbeteshim pa të.

 

   Autori: Behram Behluli