Pacolli do të hapë fabrikë kërpudhash në Drenas

0

Kryetari i AKR-së, dega në Drenas, Ilmi Thaçi tha se Fabrika e kërpudhave nuk është vetëm premtim, por garantoi që do të ndërtohet.

“Ne kemi premtuar, dhe kemi vendosur ta bëjmë fabrikën, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ne do ta ndërtojmë atë”, ka thënë Thaçi në “Kosova Direkt” në kuadër të emisionit “Ora e Fundit” në Klan Kosova.

“Ne e kemi Behgjet Pacollin prapa, ai do të sjellë investitorë të huaj dhe do ta ndërtojë vet personalisht”.

Ai tha se kërkon që Komuna në Drenas ta përshpejtojë lejen për ndërtimin e kësaj fabrike”.

“Mundësisht të shpejtohet leja për ndërtimin, për punën tonë”.

“Ne hapësirë të tokës s’kërkojmë, se e kemi, hapësira është private”.

“Çfarë mund të them është se unë garantoj që s’është premtim elektoral, fabrika do të ndërtohet”.

“320 persona do të punësohen, ju garantojmë që do ta kryejmë”.

Ndërsa Drejtori i Urbanizmit në Drenas, Idriz Hysenaj tha se çdo ndërtim që bëhet në komunën e Drenasit do të mirëpritet sepse aty punësohen njerëz të kësaj komune dhe sigurojnë jetesën.

“Ne e presim krahë hapur çdo investim, por kam dëshirë që ky mos të jetë vetëm një premtim elektoral e që pastaj t’i merrë era, por këta persona që të punësohen e fabrika të ndërtohet.”

“Ne do të ja japim lejen nesër nësë këta i plotësojnë kushtet , ne këtu jemi për interesa të qytetarëve mbi të gjitha është dinjiteti i çdo personi”.

“Komuna nuk ka vende të reja pune por ne po krijojmë kushte për biznes, ne jemi duke punuar në përgatitjen e parkut të biznesit me 62 hektarë tokë e që me këtë po ju mundësojmë atyre që dojnë të bëjnë biznes kushtet për këtë”.

“Ne kërkojmë që kur të kërkohet leja për vendin e ndërtimit që të mos kërkojnë tokën ku është në kontest apo diqka e ngjashme, mos të kërojnë tokë aty ku nuk lejohet” .

AKR nesër do ta dorëzojë kërkesën për leje ndërtimi të fabrikës.