Paralajmërohet kthimi në pikën zero i procesit për verifikimin e veteranëve

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Migjen Shalën.

Me këtë rast Thaçi  ka deklaruar se i është kërkuar që të ushtrojë autoritetin e tij, që i tërë procesi të kthehet në pikën zero, duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi për tejkalimin e parregullsive të shumta, transmeton Indeksonline.

Ndryshe çështja e veteranëve të luftës vazhdon të jetë ende temë aktuale, pas fryrjes së madhe të listave.

Postimi i plotë:

Sot prita përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Migjen Shalën.

Përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së shprehën shqetësimet e tyre lidhur me listat e veteranëve të UÇK-së dhe kërkuan që të ushtroj autoritetin tim, që i tërë procesi të kthehet në pikën zero, duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi për tejkalimin e parregullsive të shumta. HTH

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu