Pas një sëmundje të shkurtër, sot ka ndërruar jetë veprimtari dhe shkrimtari, Milazim Kadriu

0

Pas një sëmundje të shkurtër, sot ka ndërruar jetë veprimtari dhe shkrimtari, Milazim Kadriu

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë veprimtari dhe shkrimtari, Milazim Kadriu. Varrimi i të ndjerit u bë sot, në fshatin Revuqë të komunës së Podujevës.

Milazim Kadriu ishte luftëtar i lirisë, mësimdhënës, shkrimtar e publicist i dalluar. Ai ishte edhe bashkëpunëtor i mediumeve të shkruara e elektronike.

Stafi i redaksisë së portalit PodujevaPRESS.com me këtë rast i shpreh ngushëllime familjes Kadriu për ndarjen nga jeta të familjarit të tyre të dashur e të respektuar.