Pastrohet lumi i Llapit

0

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka njoftuar se e ka pastruar lumin Llap.

Siç shihet edhe në fotografitë e publikuara nga Kompania “Pastrimi”, në faqen e tyre zyrtare në Facebook, shihet një numër i madh i mbeturinave më lum, madje shumë shishe të plastikës.

“KRM “Pastrimi” në qytetin e Podujevës ka intervenuar në pastrimin e shtratit të lumit Llap. Lusim qytetarët të jenë më të ndërgjegjshëm në ruajtjen e aseteve të çmuara të qytetit”, thuhet në njoftimin e tyre.

1 / 4

 

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu