Pato në Inter? Braziliani shokon Milanin (Foto)

0

Pato nuk do të refuzonte Interin, nëse klubi italian vendos të bëjë ofertë për brazilianin.

Ish sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka thënë se është “i dashuruar me Italinë” dhe nuk do të refuzonte një transferim të mundshëm në “Giuseppe Meazza” te Interi.

Braziliani ka luajtur për Milanin në “San Siro” mes 2007 dhe 2012, por nuk e ka problem që ta veshë fanellën e rivalit të qytetit, Interit.

“Jam i dashuruar me Italinë. Ndihem mirë në Kinë për momentin dhe jam i lumtur që po kontribuoj në rritjen e futbollit këtu, por në të ardhmen nuk i dihet”, tha Pato për Gazzetta dello Sport.

“A do t’i thosha ‘po’ Inter? Pse jo? Jam profesionist”, u përgjigj më tej braziliani. /Express/