Pemët që duhet t’i hani në mëngjes

0

Mëngjesi është vakti të cilin assesi nuk duhet ta anashkaloni. Ushqimi në mëngjes është shumë e rëndësishme që edhe të konsumoni pemët e caktuara. Dietologët rekomandojnë që në mëngjes të konsumoni fruta të freskëta, pasi kanë shumë ushqyes.

Në këtë mënyrë e mbani trupin me energji gjatë gjithë ditës dhe gjithashtu ngopni dëshirën tuaj për gjëra të ëmbla. Në vazhdim do të paraqesim pemët, të cilat duhet t’i hani në çdo mëngjes pasi që kontribuojnë në mirëqenien e shëndetit tuaj.

– Grejpfruti: Është një nga ato frutat e mira që mund të konsumohet në mëngjes. Është i pasur në antioksidantë, të cilët ndihmojnë sistemin imunitar. Është i pasur në vitaminë C, kështu që nëse e konsumoni çdo ditë, mund të largojë gripin. Përveç këtyre, grejpfruti ka veti që djegin dhjamin dhe mban nivelin e insulinës nën kontroll. Kështu që, mos hezitoni ta shoqëroni në një vezë ose kos për një mëngjes të shëndetshëm.

– Shalqiri: Nëse duam të flasim për pemën më të mirë, shalqiri është ndër zgjedhjet më të mira. Ju mban të hidratuar dhe ka shumë likopenë, një ushqyes i mrekullueshëm që parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemrës. Përveç këtyre, ai është një opsion i mirë nëse doni të humbni peshë, pasi për çdo filxhan përmban vetëm 40 kalori.

– Boronicat: Nëse synimi juaj është të humbisni peshë, atëherë boronicat janë pema më e mirë për t’u konsumuar në mëngjes. Ato janë të pasura me antioksidantë, që ju ndihmojnë të rrini në formën e duhur. Përveç kësaj, këto fruta të vogla përmirësojnë memorien dhe vetitë motorike të trurit. Ndihmojnë të rregullojnë edhe tensionin. Përveç këtyre, boronicat kanë shumë pak kalori, që i bën të jenë zgjedhje të shkëlqyera kur bëni dietë. Kështu që mos hezitoni të mbushni një tas të madh me drithëra të shëndetshme me dy filxhan boronica çdo mëngjes, përpara se të shkoni në punë ose në shkollë.

Dredhëzat: Dredhëzat janë jo vetëm të pasura në vitaminë C dhe antioksidantë, por janë burim fibrash dhe acidit folik gjithashtu. Përveç këtyre, parandalojnë sëmundjet e zemrës. Duke pasur këto parasysh, mund të kombinoni dredhëzën me kosin dhe mëngjesi do të jetë super i shijshëm.

– Kivi: Sipas specialistëve, kivi është një prej frutave më të mira për t’u konsumuar në mëngjes. Është i pasur me vitaminë C, bakër, kalium dhe fibra. Mund të zgjidhni që të konsumoni kivin veçmas ose të krijoni një lëng shumë të shijshëm, duke kombinuar këtë frutë me banane dhe dredhëza. Kivi deri më tani është dëshmuar si parandalues dhe shërues i shumë sëmundjeve dhe kjo është një arsye tjetër se pse kjo pemë assesi nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj.