Për një muaj në Kosovë u plaçkitën shtatë banka

0

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se në dy muajt e fundit ka rritje të krimit dhe pasigurisë te bizneset në Kosovë, veçanërisht në sektorin bankar.

Gjatë publikimit për indikatorin e matjes së Klimës të Biznesit, Rukiqi ka thënë se në çdo indikator ka ulje, ka përkeqësim të gjendjes së bizneseve në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas tij, vetëm 26 për qind e bizneseve presin shtim të numrit të punësimit. Sipas tij, tri barrierat kryesore mbesin konkurrenca jolojale, mungesa financiare dhe ekonomia informale.

“Një shqetësim është rritja e numrit të grabitjeve, e kemi ngritur këtë shqetësim. Vetëm nga gushti e deri në shtator, shtatë grabitje kanë ndodhur te bankat që kanë krijuar mjaft shqetësime”, tha Rukiqi duke shtuar se edhe një numër i madh i vjedhjeve nëpër biznese në tërë Kosovën ka ndodhur.

Derisa Rukiqi nuk ka treguar për shumën e mjeteve që janë vjedhur në këto shtatë raste, por ka thënë se Kosova nuk e ka imazhin e mirë, dhe nëse vazhdohet kështu mund të ndikojë në tërheqjen e investimeve të huaja.

 

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu