Përgadituni: Këto temperatura iu presin nesër e pasnesër

0

Gjatë ditës së nesërme dhe pasnesër, në vendin tonë pritet të mbaj mot më i ftohtë dhe me reshje shiu, transmeton Gazeta Metro.

Në njoftim thuhet se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Në fushat barike pritet të ketë luhatje të ndjeshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike. Vranësirat do të fuqizohen gjatë ditës dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tutje thuhet se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, përfundon njoftimi.

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu