Pluhuri mbulon shtretërit e Klinikës Infektive

0

Pastërtia duhet të jetë në nivelin e duhur të paktën në institucionet shëndetësore, por si duket gjendja në Klinikën Infektive të QKUK-së lë shumë për të dëshiruar.

Shoqëruesit e pacientëve në këtë Klinikë kanë mbetur të shokuar nga pluhuri që është grumbulluar në shtretërit ku janë të shtrirë pacientët.

Pluhuri ka mbuluar së paku një shtrat të kësaj Klinike, gjë që është incizuar nga një lexues i portalit Koha.net, sot gjatë ditës.

“Pacientat tonë ku rrinë”, dëgjohet zëri i një gruaje në video. “Në Infektivë”, thotë zëri i një burri.

Ndërkohë ministri aktual i Shëndetësisë, Uran Ismaili, shpeshherë është krenuar me rregullimin e hapësirave brenda QKUK-së, duke postuar në profilin e tij në Facebook fotografi nga këto hapësira të rregulluara.

 

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu