Podujeva me numrin më të madh të të prekurve nga gripi sezonal

0

Një person i moshuar ka vdekur pasi është prekur nga gripi sezonal i tipit A, ndërsa nga dhjetori deri më sot në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 6 persona me këtë lloj të gripit.

Aktualisht në këtë klinikë është duke marrë trajtim vetëm një paciente, e cila është prekur nga gripi sezonal i tipit A.

Derisa ende nuk është nxjerrë raporti me numrin e prekurve nga gripi sezonal, të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike prej 1 tetor 2019 deri më 4 dhjetor 2019 tregojnë se në këtë institut janë raportuar gjithsej 9545 raste të dyshimta me grip, 1504 raste infeksione respiratore akute dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut(SARI).

Sipas IKSHPK-së, këto raste janë raportuar nga të gjitha komunat e Kosovës me përjashtim të atyre me popullatë serbe, dhe numri më i madh i rasteve të raportuara kanë qenë nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës, por që nuk kalon pragun epidemik.

Prej 1 tetor 2019 deri më 4 dhjetor 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 25 mostra të dyshimta në grip.

Ndërsa, zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva i ka thënë KosovaPress-it se aktualisht janë duke përgatitur të dhënat për të prekurit nga gripi sezonal nga data 4 dhjetor e deri më tani.A