Podujeva planifikon afër 200 mijë euro më pak të hyra në 2020

0

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë planifikuar më pak të hyra në vitin që vjen. Edhe pse trendi i planifikimeve të të hyrave ka shkuar çdo vit duke u rritur, për 2020 kjo komunë ka paraparë të realizojë afro 200 mijë euro më pak në Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2020-2022, e cila është miratuar në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.

Për këtë kanë dhënë vërejtje zyrtarët e partisë opozitare LVV. Këshilltarja Lirika Maliqi ka thënë se ky është një tregues për kahen e zhvillimit të komunës, shkruan sot Koha Ditore.

“Buxheti i komunës në bazë të planifikimeve të parashtrua në Kornizën Afatmesme të shpenzimeve parashihet të rritet, mirëpo rritja parashihet vetëm nga granti qeveritar, ndërsa të hyrat vetjake edhe në parashikimet e pushtetit parashihen të zvogëlohen nga 1.588.175 euro në vitin 2019 në 1.416.561 në vitin 2020, që i bien 171.614 euro më pak, që është një tregues shqetësues për të gjithë ne se ky është një tregues për kahen e zhvillimin të gjithëmbarshëm të komunës sonë”, ka thënë Lirika Maliqi.

Sipas saj, të hyrat vetjake të Komunës kanë potencial që të jenë shumë më të mëdha./Koha.net/