Podujeva u bë me shqiponjë në Ditën e Çlirimit

0

Përmendorja e shqiponjës do t’i pret e përcjell çdo ditë të gjithë ata që udhëtojnë nëpër magjistralen Podujevë-Merdar- te rrethrrotullimi afër Hotel “Besianës”.

Ky simbol kombëtar është përuruar të mërkurën, në Ditën e Çlirimit të kësaj komune. Pas intonimit të himnit kombtar nga tenori, Shkodran Tolaj, të pranishmëve të këtë ceremoni u është drejtuar gazetari nga Shqipëria, Marian Mema. Ai ka thënë se është krenari për që gjendet para qytetarëve të Podujevës, transmeton Koha Ditore.

“Dua të përulem para jush me gjithë sinqeritetin, dua të përulem për atë që keni përjetuar, për atë që kanë përjetuar nënat e gjyshërit tuaj, dua të përulem para të rënve…Kishte shumë prej tyre që mund të bënin jetë komode, por zgjodhën të vdesin për lirinë…Unë jam nga Jugu i Shqipërisë, por jam ndjerë dhe ndjehem një shqiptar i Kosovës, sepse është gjaku që a bashkon”, ka thënë ndër të tjera Mema.

Ndërsa, ish-Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se dekada e parë e shekullit 21 do të jetë fundi i armiqësive në Ballakan.

“Në fundshekullin e kaluar Zoti i dhuroi shqiptarëve 3 shkronja të arta-UÇK…Po jetojmë në dekadën e parë të shekullit 21 ku do të jetë fundi i armiqësive në Ballkan…Kjo shqiponjë do të fluturojë e lirë”, ka theksuar Mustafa. Ai ka thënë se nuk ka kush që do t’i ndajë shqiptarët dhe se bashkë me shtet mike t do ta ndërtojnë Kosovën.