PODUJEVË: Aksident në qendër të qytetit | PAMJE

0

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Podujevës, konkretisht tek udhëkryqi përball stacionit të policisë, njofton PodujevaPRESS.com

Në këtë aksident janë të përfshira tri automjete, ku janë shkaktuar kolona në këtë pjesë të qytetit.

Një lexues i PodujevaPRESS ka dërguar pamje në redaksi ku shihet se aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Besohet që nga ky aksident të ketë edhe persona të lënduar, sipas dëshmitarëve.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Më poshtë pamjet