PODUJEVË: Mbeturinat deri në gju afër shkollës fillore “Enver Maloku”

0

Shumë pjesë të qytetit të Podujevës janë shndërruar në deponi mbeturinash si pasojë e papërgjegjësisë dhe neglizhencës komunale,  njofton PodujevaPRESS.

Komuna e Podujevës para disa ditësh kishtë aprovuar planin e ri për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Podujevës, por siç duket del të jet i pazbatueshëm për kompanitë të cilat operojnë në komunën e Podujevës.

Sot në redaksinë tonë kanë mbërritur disa foto të cilat paqyrojnë hapsirat rreth shkollës fillore “Enver Maloku” në qytet, të cilat janë kthyer në deponi të egra bërllogu. Hedhja e mbeturinave në hapsira publika ndalohet me ligj, ndërsa komuna e Podujevës ka inspektoriatin e saj, por është ende në gjumin dimror.

Mjediset e tilla parqesin rrezik për shendetëin e nxeneësve dhe banorve të asaj lagjeje. /PodujevaPRESS/