PODUJEVË: Për 3 muaj zyrtarët komunalë i kanë harxhuar mbi 2 mijë euro në telefon

0

Buxhetit të Komunës së Podujevës i janë marrë rreth 2 mijë euro nga vendimet e gjykatave për tre muaj qeverisjeje në këtë vit, shkruan Koha Ditore.

Sipas tabelës së shpenzimeve të publikuara në raportin financiar janar-mars 2019, rreth 2 mijë të tjera zyrtarët komunalë i kanë harxhuar edhe në telefon.

Ndërkohë që për këtë periudhë shpenzimet më të mëdha janë për paga dhe mëditje.

“Shpenzimet e buxhetit për periudhën janar-mars kanë arritur në shumën 3.541.416 euro dhe atë, për paga dhe mëditje janë shpenzuar 2.971.373 euro, për mallra dhe shërbime 234.686 euro, për shpenzime komunale janë shpenzuar 87.108 euro, subvencione dhe transferet janë shpenzuar në shumën prej 28.740 euro, si dhe për investime kapitale janë shpenzuar 219.658 euro”, thuhet në raportin financiar tremujor.