PODUJEVË: Pritet të fillojë asfaltimi në njërën korsi të rrugës në fshatin Gllamnik (Foto)

0

Kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastruktures për zgjerimin e magjistrales Podujevë – Prishtinë siç duket së shpejti pritet të fillojë asfaltimi i njërës korsi në fshatin Gllamnik të Podujevës, transmeton PodujevaPRESS.com

Ka dy vite që kanë filluar punimet në këtë magjistrale e cila edhe ka sjell telashe të mëdha për vozitësit e shumtë, e ku si pasojë e neglizhencës nga kontraktori ka sjell edhe protesta si dhe mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Podujevës, e ku ky presion qytetar e kishte sjell në Podujevë edhe vet ministrin Pal Lekaj i cili premtojë se punimet do të përfundojnë sipas kontratës./PodujevaPRESS.com/