Policia e Kosovës fillon kontrollin e traktorëve e makinave bujqësore

0

Policia në Rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se javë më parë ka filluar të zbatojë planin operativ “kontrolli i traktorëve dhe makinave bujqësore”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ky plan ka filluar të zbatohet duke marrë parasysh rritjen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale, veçanërisht dy rasteve të fundit në rajonin e Mitrovicës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Policia ka njoftuar se kontrolle të shtuara do të ketë në të gjitha rrugët, përfshirë edhe rrugët lokale. Sipas policisë, që nga fillimi i këtij plani janë shqiptuar 19 gjoba për drejtues të traktorëve dhe janë larguar nga qarkullimi 35 traktorë.

Policia në rajonin e Mitrovicës ka bërë apel te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti te drejtuesit e traktorëve dhe makinave bujqësore, që të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën gjatë qarkullimit të tyre, që makinat e tyre të jenë teknikisht në rregull, të respektojnë dhe t’iu përmbahen dispozitave ligjore, sinjalistikën rrugore, si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugëve.

 

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu