Policia e Podujevës në aksion për t’i liruar trotuaret (Foto)

0

Përveç ngricave në trotuare që u krijuan si pasojë e reshjeve të borës gjatë natës, qarkullimin e këmbësorëve sot nëpër trotuare e vështirësuan edhe makinat e parkuara vend e pavend.

Kjo situatë i alarmoi policinë të cilët ndërmorën aksion të gjerë në qendër të qytetit duke shqiptuar gjoba dhe duke i konfiskuar veturat e parkuara gabim./PodujevaPRESS/