Policia gjermane: Sulmuesi i Dyseldorfit është nga Kosova- i sëmurë psiqik!

0

Policia gjermane ka bërë të ditur se sulmuesi me sëpatë në Stacionin e trenave në Duesseldorf është shtetas i Kosovës. Nuk janë dhënë ende hollësi nëse kosovari është shqiptar apo i nacionalitetit tjetër.

Gjatë sulmit në Stacionin e Trenave në Duesseldorf mbrëmë janë plagosur më shumë se 6 persona- mes tyre 3 janë ende në gjendje të rëndë, raporton Gazeta Blic.

Pas këtij akti policia mbrëmë menjëherë ka arritur ta arrestojë sulmuesin në afërsi të Stacionit ndërsa mbrëmë dhe sot në mëngjes është bërë e ditur që sulmuesi është nga hapësira e ish-Jugosllavisë dhe i moshës 36 vjeçare.

Sot në mëngjes është njoftuar që sulmuesi është nga Kosova me shtetësi por nacionaliteti i tij nuk është bërë i ditur.

Policia gjermane e ka quajtur sulmin më sëpatë si një akt nga një i sëmurë psiqik dhe ka përjashtuar mundësinë e një akti terrorist.

Identiteti i sulmuesit nuk është bërë ende i ditur. /Gazeta Blic/