Policia jep detaje për aksidentin në Veternik ku mbetën të lënduar katër persona

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të mbrëmshëm në Veternik, si pasojë e të cilit janë lënduar katër persona.

Rreth orës 18:00, mbrëmë në Veternik të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ishin të përfshira pesë automjete dhe rezultoi me katër persona të lënduar.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërsa në raportin e Policisë bëhet e ditur se aksidenti dyshohet që ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. “Katër meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku kanë qenë të përfshira pesë automjete.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës”, bëhet e ditur në raport.