Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë

0

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë dhënë detaje për plagosjen e dy personave në pasditën e së mërkurës në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave – meshkuj. Të cilët pastaj janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar  4-gëzhoja dhe një predhë cal-7.62 mm”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Express.

“Rr. Eqrem Qabej, Prishtinë, më 17.05.2017-17:40h. Dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj K-Shqiptarë. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar  4-gëzhoja dhe një predhë cal-7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, rasti është duke u hetuar”- ka njoftuar policia./Gazeta Express