Policia tregon shkaqet e aksidentit në Besi ku u lënduan 4 persona | Foto

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Besi, ka shkatruar kaos ne qarkullim përgjatë rrugës Podujevë-Prishtinë.

Policia rajonale e Prishtinës,ka  bë me dije se në këtë aksident janë të përfshira tri vetura ku lëndime kanë marrë katër persona.

Si pasojë e aksidentit pos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.

Ata më pas janë liruar për në shtëpi.

Një mashkull drejtues i automjetit është arrestuar, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.