Pozita e opozita festojnë ndaras ditën e Çlirimit të Podujevës (Pamje)

0

Në 20 vjetorin e çlirimit të Podujevës janë vërejtur se ende vazhdojnë dallimet politike në këtë qytet. Teksa komuna kishte bërë publike agjenden e aktiviteteve për nder të kësaj date aty mungonte edhe aktiviteti për vendosjen e një shqiponje disa metra të lart të vendosur në dalje të qytetit, transmeton PodujevaPRESS.com

Me një agjend të lodhtë të aktiviteteve komuna e Podujevës ka shënuar 20 vjetorin e çlirimit. Kryetari i komunës së Podujevës në ora 10 ka bërë homazhe dhe vendosjen të buqetave me lule pranë shtatoreve në Sheshin “Ali Ajeti” dhe në Sheshin e Dëshmorëve, ndërsa në ora 11 ka përshëndetur nisjen e aktivitetit “Marshim me automjete të terrenit malor” ku edhe ka bërë një shetitje më këto vetura.

Për mbrëmje janë paraparë ekspozitë e artit figurativ (nxënësit e shkollave fillore) në hollin e Teatrit “Avdush Hasani”, kurse nga ora 19:00 Koncert Sh.K.A. Josip Rela bashkë me Forumin Rinor të Ashkalive në sheshin “Ali Ajeti” në Podujevë.

Ndërsa zyrtarët e partive opozitare VV dhe PDK janë pare në aktivitetin e përurimit të shqiponjës gjigande të vendosur në rrethrrotullimin tek hotel Besiana. Aty ishin mysafir të ardhur edhe nga Shqipëria por mungojë kryetari i komunës Agim Veliu.