Prishtina ia jep 50 mijë, Podujeva gati 10 mijë (Foto)

0

Festat e fundvitit ua kanë nxjerrur disa mijëra euro buxheteve komunale të shumë komunave në Kosovë. Prishtina sigurisht që është komuna që ka ndarë më së shumti para për dekorimin e kryeqytetit. 

Ajo që bie në sy është se Prishtina dhe Podujeva kanë përzgjedhur të njëjtën kompani për dekorim. Komuna e Podujevës i ka dhënë tenderin kompanisë “Anea”, e cila është përkujdesur për zbukurimin e Prishtinës, shkruan Indeksonline.

9777 euro është tenderi i fituar nga kjo kompani.

Buxhet më të vogël ka ndarë Komuna e Rahovecit e drejtuar nga Idriz Vehapi. 6 mijë e 990 euro është shuma për dekorimin e sheshit të Rahovecit.

Befasues ishte fakti se tenderin e ka fituar kompania “N.N.T Ereniku” e cila nuk kishte asnjë rivalë në tender. /Indeksonline/