Prishtina “nuk” ka kaçik për ta mundur Llapin

0

Ekipi i Prishtinës ka bërë edhe një hap pas në luftën për titull në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit kanë pësuar humbje nga ekipi i Llapit me rezultat 1:0,

Golin për llapjanët e shënoi Ahmed Jonuzi në minutën e 47-të.

Ndërsa në minutën e 96-të, Armend Dallku u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore Llapi ka arritur kuotën e 41 pikëve pas 20 ndeshjeve, dy më pak se Prishtina që gjendet në pozitën e dytë.