Pse po zvarriten e punimet në zgjerimit të rrugës Prishtinë-Podujevë? Flet ministri Pal Lekaj

0

Për zvarritjen e punimet të zgjerimit të rrugës Prishtinë-Podujevë, ministri Pal Lekaj deklaron se projekti për zgjerimin e kësaj rruge ka qenë i pa implementueshëm në terren për arsye se ka probleme me shpronësim, e jo për çështje politike.

“Ne kemi probleme me shpronësim, paraprakisht është dashtë që të bëhet elaborati i shpenzimeve, që të merren vendimet në Qeverinë e Kosovës pastaj të mos kemi pengesa nga qytetarët sepse prona është e shenjtë dhe qytetarët kanë të drejtë ta mbrojnë pronën e vet derisa nuk ka një vendim të Qeverisë për shpronësim.

Pas marrjes së përgjegjësive si ministër i kemi hyrë revidentimit të projektit dhe e kam pa mbështetjen financiare për atë projekt, mendoj që ka qenë shumë simbolike dhe më është dashtë të ndryshoj strukturën e brendshme të buxhetit për të realizuar atë projekt…(24’06) Podujeva, ka pësuar me stërzgjatje e këtij projekti, por nuk dua ta hedh fajin askund, mirëpo mendoj që projekti që ka qenë nuk ishte i favorshëm për implementim.

Tani ne po i kryejmë obligimet tona dhe shpresoj që gjithçka do të jetë në suaza të kontratës”, pohon Lekaj.