Publikohet raporti final i Muller: Tregon se a ka bashkëpunuar Trump me Rusinë

0

Është dhënë fjala e fundit nga Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, William Barr në lidhje me aferën për përfshirje të shtetit të Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin në zgjedhjet e SHBA’së, duke aluduar se kanë ndihmuar presidentin e tanishëm, Donald Trump, transmeton Gazeta Metro.

Muller ka thënë se nuk gjeti ndonjë të dhënë se kampanja e Trumpit ka lidhje me Rusinë. Ai ka dorëzuar anëtarëve të Kongresit një përmbledhje të raportit të Mullerit mbi mundësinë e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016, duke thënë se raporti nuk ka gjetur “se ekziston një lidhje mes kampanjës së Trumpit dhe Rusisë”.

Raporti gjithashtu tregon se Muller nuk ka zbuluar ndonjë të dhënë që do të na detyronte t’i ndjekim penalisht këshilltarët dhe njerëzit e tij më të afërt.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘The Guardian”./gazetametro.net