Qeveria e llafeve: Albin Kurti i bishtnon edhe rritjes së pagës minimale, kërkon dialog social para vendimit

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një tryezë për çështjen e rritjes së pagës minimale në vendin tonë.

Ai ka kërkuar që paga minimale në Kosovë të përcaktohet në bazë të numrit të orëve të punës, dhe ajo të ngritët varësisht nga paga mesatare në sektorin privat.

Partia e Kurtit doli e para në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, dhe në tryezën e organizuar me përfaqësues sindikatash të vendit, potencoi se si qeveria e ardhshme do të nisin një dialog social/shoqëror para marrjes së një vendimi për rritje të pagës minimale.

Ndërkohë, përfaqësuesit e shumë sindikatave që ishin prezent në tryezë shprehën qëndrimet e tyre për fuqizimin e organizimit sindikal dhe problemeve të tyre.

Kujtojmë se partia e Kurtit ka bërë të ditur se ka harmonizuar programin e saj ekonomik me LDK-në, e ku do të përfshihet edhe një çështje e tillë, shumë e rëndësishme për qytetarët e vendit.