Qeveria në largim ndan afro 58 mijë euro për punonjësit e rezidencës Ibrahim Rugova

0

Qeveria në largim ka ndarë rreth 57 mijë e 944 euro mjete financiare për një vit, për punëtorët e rezidencës Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Metro.

Kështu ka bërë të ditur Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media. Ai ka thënë se se paratë e ndara janë për një vit të plotë.

“Për këto duhet me diskutu edhe me Ministrin e Kulturës dhe atë të Financave, por shuma është rreth 57 mijë e 944 euro për një vit”, ka thënë Haradinaj.

Sa punëtorë ka rezidenca presidenciale dhe çfarë pune bëjnë ata?

Rezidenca e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova në Velani ka të angazhuar 12 punëtorë me kontratë mbi vepër.

Shtatë prej këtyre punëtorëve janë të angazhuar në pozitën e rojës, dy mirëmbajtës, dy cicëronë dhe një zyrtar për protokoll.

Gjatë vitit të kaluar, për të punojësit me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale ishin ndarë 57 mijë e 934 euro.

Ndryshe, Qeveria në largim sot ka mbajtur mbledhjen e 117’të në radhë, ku janë shqyrtuar rreth 13 pika të rendit të ditës.