Qytetarët ia blejnë dy lopë personit nga Podujeva që ia vodhën bagëtinë

0

Pasi u raportua në media se një banori të Podujevës ia kishin vjedhur bagëtinë, janë mobilizuar qytetarët për t’i dalë në ndihmë.
Ata kanë arritur t’i mbledhin rreth 3200 euro, me të cilat ia kanë blerë dy lopë qytetarit në fjalë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes facebook-ut Dardan Ibrahimi.
“Ndodhi pra. Për një ditë janë grumbullua 3200 euro, prej dashnisë edhe vullnetit të mirë të të gjithë juve. Nuk është mirë të bëjmë shoë mediatik, vec po mundohem të tregoj që të gjithë mund të bëjmë mirë, vetëm pak na duhet.
Një lopë e keni blerë ju, edhe një e ka blerë një bashkatdhetar i Danimarkes. Na kane mbetur edhe disa para për ndonjë lope për familje tjetër në nevojë”, ka shkruar ai.