Rama për “Blic”-in serb: Problemi në mes të Serbisë dhe Kosovës zgjidhet me njohjen e plotë të pavarësisë së saj!

0

E respektoj shumë iniciativën e Aleksandër Vuçiçit që të inicojë një dialog të brendshëm mbi Kosovën dhe në kështu në mënyrë direkte dhe jokonvencionale të ballafaqohet me të kaluarën- thotë në intervistën për „Blicin“, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

​Mbi iniciativën e Vuçiçit thotë se është informuar për herë të parë përmes editorialit që Presidenti serb shkroi për „Blicin“.

​”Para së gjithash më lejoni që t’u them se më ka prekur shumë teksti i Presidentit Vuçiç botuar në gazetën tuaj. Duke lexuar këto radhë munda të ndjej dhimbjen e sinqertë dhe njëkohësisht vendosmërinë mbresëlënëse. Ishte ky një gjest për t’u falenderuar i Presidentit tuaj dhe tekstin e tij e kam publikuar në faqen time në facebook. Pas këtij hapi të parë, Aleksandër Vuçiçi vazhdoi duke shpalosur një vizion mjaft inkurajues për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës”, tha kryeministri shqiptar.

​Cila është zgjidhja e problemit të Kosovës sipas mendimit tuaj?

Rama: Thjesht njohje e plotë e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë! Por, kur e vendos vehten në këpucët e Aleksandrit, jam i vetëdijshëm se është shumë më e lehtë t’a thuash se sa t’a bësh një gjë të tillë. Për këtë, tani për tani mund të themi se është me rëndësi që të punojmë me këmbëngulje, të gjithë së bashku, deri në gjetjen e zgjidhjes. Me durim, në mënyrë direkte dhe, pse jo, jokonvencionale. Të gjithë duhet të mbajmë në mendje faktin se gjetja e një zgjidhje për këtë çështje është në interes të të gjithëve, jo vetëm të shqiptarëve. Sa më parë aq më mirë.

​Si e komentoni propozimin e ministrit serb të punëve të jashtme Ivica Daçiç mbi mundësinëe që problemi kosovar të zgjidhet nëpërmjet ndarjes?

Rama: Nuk na ndihmon që të fillojmë prej kësaj, megjithëse mund të them se bëhet fjalë për një propozim të pazakontë. Sikundër flitet edhe për idenë se Serbia duhet të ndahet, ndërsa Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën, apo ai tjetri sipas të cilit Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë, e pas kësaj thjesht Serbia do të duhej të njihte një Shqipëri të tillë, dhe jo Kosovën. Megjithatë, është e qartë se, nëse nisemi nga ecuri të tilla teorike, këto mund të jenë gjithçka por jo praktike, dhe për më shumë, mund të zhvlerësojnë të gjithë synimet më të mira. Ajo që është e domosdoshme në këtë fazë është pikërisht ajo që Presidenti juaj ka inicuar si dialog të brendshëm, çka mund të ishte me vlerë të ndodhte edhe në Kosovë dhe gjithashtu edhe në Shqipëri.

​Keni deklaruar se nuk e përjashtoni mundësinë e bashkimit të shqiptarëve në Shqipëri me Kosovën në rast të ndalimit të integrimeve europiane. Kjo ka shkaktuar reaksione të forta në Serbi. A mund të na shpjegoni çfarë keni menduar me këtë?

Rama: Jam i njohur me këto reagime dhe kjo më duket akoma edhe tani qesharake. Ajo që kam thënë është një konkluzion trivjal, dhe jo plan, as kërcënim madje edhe as dëshirë. Natyrisht, nëse supozojmë se horizonti i integrimeve europiane mund të mbyllej për rajonin tonë, nuk do shumë shkencë të parashikiosh që shpirtërat e së kaluarës do të ringjallen. E qartë?

​Gjithsesi më e qartë se deklarata juaj e parë. Më duket se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë janë më të mira se kohë më parë. Me siguri arësyeja është edhe komunikimi i mirë mes jush dhe presidentit të Serbisë. Si i shihni këto marrëdhënie?

Rama: Këto marrëdhënie, jo vetëm që kanë qenë të mira se kohë më parë, por më të mira se kurrë më parë. Dha jam shumë krenar për këtë, megjithëse nuk do të ishte me vend që të gjitha meritat për këtë t’i faturoheshin mua dhe mikut tim (Aleksandër Vuçiç). Thjesht ishim njerëzit e duhur në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

​Si mund të thellohet bashkëpunimi ekonomik mes vendeve tona?

Rama: Jemi në rrugë të mbarë, gjërat përditë e më tepër po përmirësohen, por na duhet të bëjmë më shumë dhe për këtë duhet kohë dhe durim.

Arti.

​Keni qenë basketbollist në rini, jeni artist për nga formimi arsimor, merreni me politikë. Në cilin prej këtyre roleve gjendeni më rehat?

Rana: Kurrë nuk do të isha aq trim saqë verten t’a quaj basketbollist teksa bisedoj me një gazetare që vjen nga vendi i basketbollit. Hajde të themi se basketbollin e kam dashur si pjesë e rinisë time. Artin e dua si pjesë të dëshirave të mia. Politika është pjesë e qënies time.

Jam stilist i vetvetes.

​Keni një mënyrë origjinale të veshuri, moderne, por të pazakontë. Ju shohim shpesh me atlete në ngjarjet zyrtare. A është zgjedhja juaj apo keni një stilist?

Rama: Po më bëni të qeshem me të madhe. Le të themi se jam stilist i vetes.