Raporton rrejshëm se i janë grabitur 1600 euro, Policia e zbulon “kallëzimin e rremë”

0

Dje është raportuar për një rast “Grabitje e Armatosur”, ku i dyshuari U.U. është deklaruar se persona të armatosur i kanë marrë atij 1600 euro.

Mirëpo, sektori i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, ka arritur të zbulojë se i dyshuari e ka inskenuar rastin për shkak të një borxhi që e kishte.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku në tërësi e ka pranuar veprën e lajmërimit apo kallëzimit të rremë.

Është njoftuar prokurori i Shtetit ku me urdhër të të cilit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.