Reagojnë tifozët e Llapit pas sulmit ndaj Sokolit: Ne s’e bëmë këtë krim

0

Tifozët e Llapit kanë reaguar në rrjetet sociale duke mohuar çfarëdo dyshimi se ata qëndrojnë pas sulmit fizik ndaj trajnerit të skuadrës së tyre, Bylbyl Sokoli, i cili u rrah sonte para banesës së vet në kryeqytet pas humbjes ndaj Prishtinës.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, grupi i tifozëve “Legjendat” ka dashur ta heqë çdo përgjegjësi për sulmin ndaj trajnerit Sokoli, duke u bërë atyre “që po përpiqen ta përçajnë klubin të largohen nga ai”, raporton Gazeta Express.

Policia e Kosovës e konfirmoi sot se Sokoli u sulmua nga persona të panjohur pranë banesës së tij në kryeqytet, rreth një orë pasi skuadra e tij u mposht nga Prishtina.

Trajneri Sokoli i ka thënë Gazetës Express më pas se është mirë dhe se nuk ka marrë lëndime, duke mos dashur të flasë më shumë për incidentin, apo se kush mund të qëndrojë pas tij.

Tani, “Legjendat” në një reagim të tyre kanë thënë se janë të bindur se askush nga grupi nuk e ka kryer aktin.

REAGIM

Ne si Kryesi e Legjendave duke parë se në media po qarkullojnë lajme se Kryetrajneri i skuadrës, Bylbyl Sokoli pas ndeshjes është rrahur nga disa persona, e pamë të arsyeshme të reagojmë me bindje të plotë se këtë gjest kriminal nuk e ka bërë tifozeria Legjendat e asnjë nga anëtarët tanë.

Ata që po mundohen me përça klubin, LE TË LARGOHEN NGA KLUBI!!!

Shërim të shpejtë Prof, ne jemi krenar me ty dhe punën tënde gjithmon ne perkrahje !

 

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu