“Rebelohen” të burgosurit në Dubravë, refuzojnë punën

0

Të burgosurit në Burgun e Dubravës, po e refuzojnë punën brenda objektit në shenjë të paknaqësisë. Nuk bëhet fjalë për grevë urie ashtu siç u raportua gjatë ditës.

Indeksonline ka përcjellur pyetjet në Ministrinë e Drejtësisë për të kuptuar nëse të burgosurit në burgun e Dubravës,  i janë nënshtruar grevës, mirëpo të njejtat  janë mohuar nga zyra për informim e kësaj ministrie.

‘’Në bazë të pyetjeve tuaja ju informojmë se disa të dënuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë kanë refuzuar punën në shenjë pakënaqësie pas ndryshimit te disa neneve të Ligjit Mbi Ekzekutimin e Sanksioneve, qe kane te bëjnë me benificionet e të burgosurve’’, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim në MD.

Ministria e Drejtësisë përsërit se nuk ka grevë, vetëm refuzim të punës. /Indeksonline/