“Relaksohen” raportet mes Agim Veliut e Shpejtim Bulliqit. Kjo është oferta e Veliut për te

0

Kryetari i LDK-së në Podujevë i cili është edhe kryetar komune duket se i ka rregulluar raportet me ish deputetin e kësaj partie Shpejtim Bulliqin, njofton PodujevaPRESS.com

Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherit edhe kryetar i komunës siç duket në zgjedhjet e fundit lokale i ka shfrytëzuar të gjitha kartat sheshazi, garë kjo e cila zbuloi se cila ishte mënyra e tij për të mposhtur të gjitha partitë. Ky fakt Veliun nuk e po e lenë të qetë, andaj nuk dëshiron që të ketë thyerje dhe kundërshtime në bazën e tij, ngase ambiciet e tij janë të qarta, nga nënkryetar, pozitë që mban tani në nivel qëndror, të ngritet në krye të LDK-së.

Kohën e e fundit shihet që raportet e shumë përfolura me z. Fatmir Sejdiu i ka relaksur, dhe pengesë mbetet Shpejtim Bulliqi i cili gëzon po ashtu autoritet në strukturat e LDK-së, madje edhe te një pjesë e elektiratit të VV-së.

Raportet e këtyre dy figurave të fuqishme të LDK-së në Podujevë ishin ftohur pas zgjedhjeve qëndrore të mbajtura në qershor të v.2014, ku z.Bulliqi e kishte zbuluar tendencën e zotit Veliu për ta penguar për tu bërë deputet. “Lufta” e vërtet e këtyre dy personave kishte filluar kur Shpejtim Bulliqi kishte shfaqur ambiciet për ti hyrë garës për kryetar komune të Podujevës, për çka nuk kishte pranuar kryetari i degës Agim Veliu.

Si shenjë presioni dhe “hakmarrje”, zoti Bulliqi kishte filluar kundërshtimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, ku kishte gjetur edhe përkrahjen e opozitës, e sidomos të AAK-së dhe liderit të saj Ramush Haradinaj. Kjo edhe solli rrëzimin e qeverisë Mustafa.

E për këto inate Veliu nuk e kishte lejuar Bulliqin të kandidonte për deputet nga lista e LDK-së.

Pikërisht për mos përfshirjen në listën kandiduese Shpejtim Bulliqi në maj të 2017-tës kishte thënë se: “nga lista për deputetë janë larguar shumë kandidatë, dhe se largimi ka qenë selektiv. Sipas Bulliqit, ky veprim është bërë pasi që shumë anëtarë të LDK-së kishin kundërshtuar disa çështje jetike për vendin dhe integritetin e saj”.

Por reagimi i Agim Veliut ishte i menjëhershëm në atë kohë, ku kishte thënë se:dega e komunës në Podujevë i është nënshtruar një procesi të hapur të identifikimit të kandidatëve. Sipas Veliut, 20 anëtarët e kryesisë nuk e kanë parë të arsyeshme të propozojnë Bulliqin si kandidat për deputetë”.

Madje, Veliu kishte ironizuar duke thënë se Bulliqi e ka pasur mundësinë të propozojë edhe vetën, porse nuk e ka bërë një gjë të tillë.

LEXO EDHEVeliu thotë se Shpejtim Bulliqi nuk është i denjë për kryetar të Podujevës

Mirëpo tani raportet e këtyre si duket janë relaksuar. Kështu thonë burimet e Portalit PodujevaPRESS brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Podujevë. Burimi ynë i afërt me udhëheqjen e kësaj dege ka treguar se Agim Veliu i ka ofruar pozitën e Drejtorit të Arsimit në Podujevë, me arsyetimin se është me Ushtrues Detyre dhe se Bulliqi ka përvojë, pasi që më herët ka qenë drejtor i po kësaj drejtorie.

Por përgjigjja e Shpejtim Bulliqit si duket nuk i ka pëlqyer z.Veliu, pasi që ai ka kërkuar pozitën e nënkryetarit të komunës në Podujevë dhe të drejtën e kandidimit për kryetar komune në vitin 2021 nga LDK. Burimet tona tregojnë se Agim Veliu nuk e ka pranuar këtë kërkesë, sidomos këtë të kandidimit për kryetar komune, pasi që ai (Veliu) dëshiron që njërin nga dy persona të besuar (emra të njohur për redaksinë tonë), tu jap të drejtën e garimit për të parin e Podujevës.

Burimet tona kanë treguar se gjasat më të mëdha janë që në fundvitë apo fillim të vitit të ardhshëm Veliu ta bëjë rrokadën mes Nexhmi Rudarit duke e kthyer drejtor Arsimi dhe Shpejtim Bulliqin nënkryetar. /PodujevaPRESS.com/

LEXO EDHE KËTËShpejtim Bulliqi i shpallë “luftë” Agim Veliut, pas largimit të tij nga lista zgjedhore e LDK-së!

 

© PodujevaPRESS. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bëje LIKE faqen PodujevaPRESS në facebook, për tu njohur me lajmet e fundit nga Podujeva: KLIKO KËTU

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu