Riard Qerimi – ECCO, reperi llapjan që synon majat … (Intervsitë)

0

I riu 25 vjeçar nga Podujeva, Riard Qerimi, ka shpalosur projektet e tij me të cilat synon të arrijë karrierë prej reperi.

Në intervistën e dhënë për PodujevaPRESS është shprehur se është i vetëdijshëm që ende s’ka arritur në majat e top listave, por beson se është në rrugën e duhur për të arritur suksese.

“Spo du me thon qe per momentin jom qaj Artisti neper majet e top listav se hala jom i ri në kit profesion .. veq jom rruges shum te mir drejt karieres tem .. e kom nis ket profesion edhe nuk e la pa i shku deri n fund sikur shum pun tjerra qe kom dasht me i arrit edhe i kom quu deri ne fund .. shpresoj qe shum shpejt kom me bo realitet andrren tem ..”

Reperi, Riard Qerimi, i njohur me nofkën ECCO tregon edhe për projektin e tij të fundit, që titullohet NINA, për të cilën premton se shumë shpejt do të lansohet në kanalin ArkivaShqip.

I pyetur nga PodujevaPRESS se kujt i dedikohet ky projekt, ai shprehet ” Nuk osht Dedikim osht thjesht kang per qef sikur qdo kang tjeter qe e kom bo si ni HipHopArtist”

Po ashtu, reperi Riard Qerimi – Ecco tregon për planet e tij për vitin 2017, e që do të jetë një stil më ndryshe se që është par deri tash tek ai, duke treguar edhe për bashkëpunimin  me një artist  tjetër të ri, emrin e të cilit nuk e zbuloi për ne, por u deklarua se pavarësisht që më herët s’ka kënduar aso kënge, ai thotë se ka dal shumë mirë si projekt./PodujevaPRESS/.