“Roli i Agim Veliut po e pamundëson koalicionin me VV-në”

0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu në emisionin Frontal në T7 ka deklaruar se roli i nënkryetarit të parë të LDK-së, Agim Veliut në negociatat për koalicion është vështirësues.

Kryeziu thotë se vazhdimisht Agim Veliu e ka pasur këtë tendencë e për këtë arsye ka pasur probleme të vazhdueshme gjatë negociatave.

“Roli i Agim Veliu definivisht po e vështirëson dhe tendenca e tij e vazhdueshme është që ta bëjë këtë, ta vështirësojë një marrëveshje të mundshme nuk e di përse, por, këtë e ka bërë prej fillimit. Prej kur kemi parë që Agim Veliu ka filluar të dalë në skenë, kemi parë edhe probleme të vazhdueshme që janë paraqitur gjatë negociatave”, thotë ajo.

Deputetja e LV-së nuk ka komentuar nëse kjo po bëhet për arsye se Veliu po tenton bashkëpunimin me ndonjë parti tjetër në koalicion, megjithatë, shton se këto qëndrime po e bëjnë të pamundur arritjen e marrëveshjes.

“Nuk e di a është kjo arsyeja, apo ka diçka përtej kësaj qe në do të duhet ta analizonim megjithatë arsye që janë të brendshme. Megjithatë, roli i tij është parë vështirësues kjo as nuk mund të mohohet është diçka që është parë dhe reflektuar vazhdimisht, vetë qëndrimet e tyre me statuse në rrjete sociale kanë reflektuar se po bëhet e pamundur arritja e një marrëveshje”, ka thënë e njejta./GazetaExpress/