Ronaldo ka një super lajm për tifozët shqiptarë (Foto)

0

Cristiano Ronaldo do të kthehet në stërvitje me Real Madridin më 5 gusht

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ende është në pushime dhe skuadrës do t’i bashkohet më 5 gusht, tre ditë para Superkupës së Evropës ndaj Manchester Unitedit.

Pavarësisht se koha e përgatitjes është shumë e shkurtër, portugezi dëshiron që të luajë kundër ish skuadrës së tij.

“Ronaldo dëshiron të luajë kundër Unitedit”, shkruhet në ballinën e së përditshmes spanjolle AS.

Ky është një lajm shumë i mirë për tifozët shqiptarë, të cilët do të kenë mundësi ta shohin më 8 gisht në Shkup, ku edhe luhet Superkupa e Evropës. /Express/