Rrëzohet në Batllavë vila e kryetarit të FFK-së, Agim Ademit (Foto)

0

Inspektorët i kanë rrënuar vilën kryetarit të FFK-së, Agim Ademit. Në aksionin e rrënimeve të vilave pa leje, radhën e kishte vila e të parit të futbollit kosovar.

Indeksonline ka siguruar fotografinë nga vendi i ngjarjes ku vilës luksoze tashmë i kanë mbetur vetëm “skeleti”.

Pak ditë më parë në Batllavë inspektoriati në bashkëpunim me MMPH-në kishte rrënuar disa lokale të njohura në këtë anë.

MMPH u kishte dhënë afat pronarëve të lokaleve dhe vilave për t’i tërhequr ato, gjë të cilën nuk e kanë bërë./Indeksonline/

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu