Rusia mbështet Serbinë në raport me Kosovën, por e kërcënon për integrimin evropian

0

Serbia mund të llogarisë në Rusinë, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse, në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në Beograd.

 

Siç ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS, në dialogun midis Rusisë dhe Serbisë, vëmendje e veçantë do t’i jepet mbështetjes dhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan, veçanërisht në Kosovë, transmeton KosovaPress.

“Serbia mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Rusisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, sidomos në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Ministria ruse tha po ashtu se aspiratat e Serbisë për t’u bërë anëtare e BE-së do të jetë një pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të mëtejshëm me Rusinë dhe rikujtoi se Serbia nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, si dhe ka pasur një politikë të ekuilibruar në lidhje me krizën e Ukrainës. /telegrafi.com/