Sa do të paguhen Noziy e Adelina Tahiri për ndejën e Vitin të Ri?

0

Suplementi “Bluetooth” ka zbuluar shifrat e majme, që këngëtarët më të kërkuar në tregun muzikor marrin, për koncertin e fundvitit.

Noizy e ka deklaruar edhe më parë në intervista, që paguhet 20 mijë euro, për natën e ndërrimit të viteve,transmeton Telegrafi.

Këtë fundvit ai vazhdon të jetë mbreti i natës. Megjithatë gazeta ka zbuluar edhe disa shifra për këngëtarë të tjerë, siç janë Adelina Tahiri, Anjeza Branka dhe Silva Gunbardhi, të cilat do të paguhen respektivisht me 12 mijë euro, 3 dhe 10 mijë euro.

Silva ndodhet në Amerikë për këto festa dhe Anjeza Branka në Gjermani.

/PodujevaPRESS/