SBASHK nuk tërhiqet: Greva e arsimtarëve merr kahje më serioze

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka thënë se nuk janë pajtuar me ofertën e Qeverisë. Punët nuk duken mirë dhe se greva nuk do të ndalet, trasnmeton Gazeta Metro.

Kjo sindikatë përmes një njoftimi të lëshuar për media ka bërë të ditur se nëse ka presione ndaj SBASHK-ut për fillimin e mësimit, atëherë do të ndërmarrin hapat e tjerë.

“Këshilli Drejtues i SBAShK-ut autorizoj Këshillin qendror grevist dhe Kryesinë e SBAShK-ut që në rast se do të ketë presione të ndryshme dhe tentohet që nxënësit të hyjnë në objektet shkollore apo në çerdhe Këshilli qendror grevistë të kaloj në formën tjetër të grevës duke mos u paraqitur në vendet e tyre të punës”, thuhet në njoftim.

Kumtesa e plotë:

SBAShK-u sot mbajti takimin e Këshillit Drejtues në të cilin takim ishin edhe kryetarët e sindikatave komunale parauniversitare si dhe kryetarët e universiteteve ku secili raportoj për gjendjen aktuale dhe paraqitën qëndrimet e anëtarësisë nga komunat dhe universitetet prej nga vinë lidhur me ofertën e ofruar nga qeveria por edhe për propozimet që sot dha një delegacion i udhëhequr nga ministri Bytyqi, ku të gjithë njëzëri udhëheqësit e sindikatave komunale dhe të universiteteve deklaruan se oferta e qeverisë është e pa pranueshme dhe duhet të vazhdohet me grevën edhe në ditët në vijim.

Këshilli Drejtues i SBAShK-ut autorizoj Këshillin qendror grevist dhe Kryesinë e SBAShK-ut që në rast se do të ketë presione të ndryshme dhe tentohet që nxënësit të hyjnë në objektet shkollore apo në çerdhe Këshilli qendror grevistë të kaloj në formën tjetër të grevës duke mos u paraqitur në vendet e tyre të punës.

Gjithashtu Kryesia mori autorizimin nga Këshilli Drejtues që të shqyrtoj mundësit që krahas grevës të marr edhe veprime tjera sindikale.

 

Nesër në ditën e 7 të grevës Kryetari i SBAShK-ut viziton Komunën e Pejës në ora 9:15 Çerdhen “Pllumbat e paqes” në ora 10:15 Gjimnazin “Bedri Pejani” dhe në ora 11:15 shkollën e mesme të ulët “8 Marsi” .