Serbët dhe rusët theren me thika në Beograd, fajin ua hedhin shqiptarëve (Foto)

0

​Tre tifozë të Spartak Moskës janë therur mbrëmë në Beograd pas ndeshjes miqësore ndaj Cervena Zvezdës. Sipas agjencisë ruse, TASS, thuhet se tifozët e Spartakut janë therur nga tifozët e Partizanit Beogradit ’Grobari’

Por, tifozi i famshëm i ekipit rus, Valdim nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Instagram, ka thënë se janë therur nga shqiptarët dhe jo nga tifozët e Partizanit të Beogradit, shkruan Kurir, përcjell Express.

“Dje pas festës futbollistike në Beogradin tepër të bukur ndërmjet ekipeve miqësore dhe vëllazërore, KF Cërvena Zvezda dhe KF Spartak nga Moska, u sulmuan tre tifozë të ekipit moskovit”, ka shkruar Valdim në Instagram.

“Sulmi ndodhi në njërën prej rrugëve më të bukura të kryeqytetit të Serbisë, të Mbretit Milan, që gjendet dhjetë minuta në këmbë nga qendra e qytetit dhe rruga Kurora e Gjelbër. Në atë rrugë është edhe përmendorja e Mbretit rus Nikollajit të dytë. Ky sulm është vepër e banditëve shqiptarë. Djem qëndroni! Serbët dhe rusët vëllezër përgjithmonë! Kosova është Serbi”, ka shkruar Vadim. /Express/