Shkaku i taksës, SHBA merr një vendim shokues për Kosovën

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) ia kanë dhënë ‘goditjen’ e radhës Qeverisë së Kosovës për shkak të refuzimit për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake

Burimet e gazetës ‘Zëri’ bëjnë të ditur se SHBA-të ia kanë anuluar Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë prograne në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë ‘George C. Marshall’ në Gjermani.

Lajmin për anulimin e këtyre programeve e ka konfirmuar për ‘Zërin’ edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinë.

“Ambasada e SHBA-ve mund të konfirmojë se ftesat për pjesëmarrësit nga Kosova në tetë programe që fillojnë në mars dhe zgjasin deri në shtator janë anuluar. Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë Gerorge C. Marshall adreson sfida të sigurisë transnacionale dhe rajonale. Këto [sfida] do të përfshihen në këto seminare/programe”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Amerikës për ‘Zërin’.

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës ta anuloj taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, por kryeministri Ramush Haradinaj deri më tani ka refuzuar një gjë të tillë.

Për shkak të këtij refuzimi shefit të Qeverisë nuk i është dhënë viza amerikane për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit javë më parë në Uashignton.

Taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshjanke është vendosu më 21 nëntor 2018. Për shkak të kësaj takse, pale serbe nuk po merrë pjesë në dialogun e Brukselit, duke e kushtëzuar pjesëmarrjen në dialog me heqjen e taksës, siç kanë thënë ata, për shkak të humbjeve të mëdha që i ka shkaktuar ekonomisë së Serbisë.

Edhe partneri i madh i koalicionit qeverisës(PDK), por edhe presidenti Hashim Thaçi, po kërkojnë pezullimin e kësaj takse.