Shqetësuese: Vozit në anën e kundërt në rrethrrotullim në Podujevë |PAMJE

0

Një veturë është filmuar teksa ka lëvizur në anën e kundërt në rrethrrotullim në qytetin e Podujevës.

Vetura ka lëvizur shpejt, duke rrezikuar kështu automjetet e tjera.

Ky nuk është rasti i parë kur persona të papërgjegjshëm bëjnë veprime të tilla që rrezikojnë seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Nuk dihet saktësisht kur janë bërë këto foto, por në bazë të fotove shihen qytetarët duke shikuar me habi këtë veprim të shoferit.