Shtohet prania e Policisë së Kosovës në kufirin me Serbinë në Jarinjë (FOTO)

0

Treni i nisur nga Serbia për në Kosovë, është ndalur në Rashkë, që është një stacion larg territorit të Kosovës.

Në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinjë, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë, për të ndaluar kalimin e këtij treni të nisur nga Beogradi për në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Në fotografitë e publikuara nga mediat serbe shihen edhe pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, të cilët kanë kontrolluar hekurudhën për eksploziv./Express/