Skënderbeu, premi të majme lojtarëve nëse eliminojnë Mlada Boleslavin

0

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, u ka premtuar lojtarëve 100 mijë euro premi nëse eliminojnë Mlada Boleslavin

Skuadra nga Korça, Skënderbeu do të jetë mysafir i Mlada Boleslavt në rrethin e tretë të Europa Leagues.

Burime të ‘Panorama Sport’ bëjnë të ditur se presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka vendosur një premi prej 100 mijë eurosh për kualifikimin në rrethin e katërt.

Një stimul për ekipin që të bëjë gjithçka për të shkuar në Play-off. Duke parë paraqitjen në dy sfidat ndaj Kairatit, në Korçë kanë shumë besim se mund të marrin rezultat pozitiv që në takimin e sotëm në Çeki.

Në daljen e djeshme në konferencën për shtyp, trajneri Ilir Daja foli me shumë optimizëm për ndeshjen e sotme.

“Mlada është një kundërshtar shumë i fortë. Ata luajnë bukur dhe i hapin probleme çdo skuadre. Por, ne kemi ardhur këtu për të bërë lojën tonë. E dimë që është një rival i fortë, por ne do të bëjmë çfarë të mundemi për të marrë rezultat pozitiv në këtë sfidë. Futbolli shqiptar është rritur shumë”, ka deklaruar ai.