Sneijder transferohet në Milan? (Foto)

0

Wesley Sneijder mund t’i bashkohet Milanit gjatë kësaj vere

Sipas Sport Italia, menaxheri i Wesley Sneijder, Guido Albers do t’ia ofrojë Milanit mesfushorin holandez.

Ish ylli i Interit mund të transferohet si lojtar i lirë nga Galatasaray tek Rossonerët gjatë kësaj vere.

Por, fjalën e fundit do ta thotë trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, përcjell Express. Nëse Milan do ta refuzoj transferimin e Sneijderit, ky i fundit petitet të kaloj te Sampdoria.

Milan ka qenë shumë aktive gjatë kësaj vere duke transferuar gjatë yje. Mbetet të shihet nëse Sneijder  do të jetë përforcimi i shtatë. /Express/